Shpërthimi në Prizren, njëri nga policët e lënduar në gjendje të rëndë

Shpërthimi në Prizren, njëri nga policët e lënduar në gjendje të rëndë

Mbrëmja e sontshme ishte fatale për zyrtarin policorë, Sami Thaqin nga Prizreni.

Kjo pasi që ai mbeti i vrarë gjatë një operacioni në Zhur të këtij qyteti.

Përveç Thaqit që mbeti i vrarë, edhe një polic tjetër mbeti i lënduar rëndë.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, Afrim Avdaj.

Avdaj i tha GazetaBlic, se polici me lëndime të rënda trupore është dërguar në QKUK.

“Gjatë mbrëmjes së sontme ne kemi pranuar 2 zyrtarë policorë dhe një fëmijë, një polic ka marrë lëndime të rënda trupore në kokë, fytyrë në krah dhe parakrah dhe si shkak i kësaj i njejti është dërguar në QKUK”, tha Avdaj.

Avdaj u shpreh se i lënduar ka mbetur edhe një zyrtarë tjetër policorë si dhe një fëmijë i moshës 11-vjeçare, të cilët gjenden jashtë rrezikut për jetë.

“Ka mbetur i lënduar edhe një zyrtarë tjetër policorë dhe një fëmijë, po ashtu lëndime kanë marrë edhe dy zyrtarë të tjerë policorë, por ata pas trajtimit do të lirohen për në shtëpi”, u shpreh Avdaj.

 

Shpërndaje në: