Shpëtohen 9 pushues në Shëngjin: Nxirren gjallë pas organizimit mahnitës nga pushuesit (Video)

Shpëtohen 9 pushues në Shëngjin: Nxirren gjallë pas organizimit mahnitës nga pushuesit (Video)

Nëntë pushues në Shëngjin kanë arritur të shpëtojnë të gjallë pas organizimit mahnitës nga të tjerë pushues që i kishin parë në det derisa ata kishin humbur betejën me detin.

Dallgët e detit duket se ishin bërë të papërballueshme për nëntë vetë në Shëngjin, përcjell Periskopi.

Kjo krijoi një moment mjaft të rëndë për ta, pasi nuk po arrinin të dilnin nga deti.

Qytetarët i organizuan dorë më dorë dhe me litarë dhe arritën që t’i nxjerrnin të gjallë.

“Ishte një moment i hidhur por edhe i gëzueshëm për gjestin dhe guximin e gjithve pushesëve!” – ka thënë dëshmitari Fitim Havolli.

Shpërndaje në: