Shpëtoi pa u ndëshkuar, Maguire shpjegon pse e goditi Batshuayin

Shpëtoi pa u ndëshkuar, Maguire shpjegon pse e goditi Batshuayin

Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire tha se nuk e pati ndërmend të lëndojë Michy Batshuayi pas një goditje të frikshme në ndeshjen e së hënës kundër Chelseat.

Maguire doli jashtë vijave të fushës e më pas goditi në pjesën gjenitale sulmuesin belg me këmbë, duke i shkaktuar një tronditje.

Incidenti shpëtoi pa u ndëshkuar nga VAR, me anglezin që gjetin rrugën e rrjetës më pasë për fitoren 0:2, përcjell lajmi.net.

”Unë e di që e godita atë dhe ndjeva se ai do të binte mbi mua dhe reagimi im natyral ishte të drejtoja këmbën time për ta ndaluar atë”, tha ai për Sky Sports pas lojës.

“Nuk ishte një goditje e fortë dhe nuk ishte me qëllim. Mendoj se është vendimi i duhur. E dija se do ta godisja atë por që nuk kisha qëllim ta lëndoja. Ishte thjesht një reagim natyral. Unë i kërkova falje dhe ishte mirë që gjyqtari kuptoi”.

Shpërndaje në: