‘Shpresoj se do të ndodh këtë vit’, Rohde: 100% i sigurtë, jam ambasadori i fundit që do ta pyesni për vizat

‘Shpresoj se do të ndodh këtë vit’, Rohde: 100% i sigurtë, jam ambasadori i fundit që do ta pyesni për vizat

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur optimizëm sa i përket vizave të cilat priten të diskutohen nesër apo pasnesër nga BE, transmeton Periskopi.

Madje thotë se do jetë ambasador i fundit që pyetet për këtë çështje, pasi si proces është zvarritur.

“Dua të them se çështja e vizave do të thosha se në diskutimet publike, e thashë edhe dje, u tha edhe nga kancelari të premten e kaluar se na duhet liberalizim i vizave për Kosovën. Nuk dua të flas më tepër për këtë, së voni kam thënë në një intervistë se sigurisht se jam ambasadori i fundit të cilin ju do ta pyesni për viza”,  u shpreh ai në Kallxo Përnime.

‘Po shpresoj se do të ndodh këtë vit’.

“Është një zvarritje, është një masë dhe Kosova është i vetmi vend në Evropë, nëse heqni Bjellorusinë dhe Rusinë dhe Turqinë që i nevojiten vizat. Pra, kjo është diçka e tepruar, ne e themi këtë publikisht, edhe udhëheqësit e mi”, tha Rohde.

 

Shpërndaje në: