Shqetësime në Premier League: Droni fluturon mbi stadium, ndërpritet ndeshja

Shqetësime në Premier League: Droni fluturon mbi stadium, ndërpritet ndeshja

Ndeshja mes Brentford dhe Wolves, e vlefshme për javën e 23-të të Premier League është ndalur në minutën e 35-të të pjesës së parë nga arbitri.

Arsyeja? Një dron, i paautorizuar, po fluturonte sipër stadiumit, duke krijuar pak siklet mes publikut dhe lojtarët në fushë.

Lojtarët arbitri dhe ndihmësit e tij kanë shkuar në dhomat e zhveshjes dhe janë kthyer në fushë pasi droni është larguar.

 

Shpërndaje në: