Shqetësime për ujin e pijes në disa fshatra të Deçanit, merren mostrat për analiza

Shqetësime për ujin e pijes në disa fshatra të Deçanit, merren mostrat për analiza

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur me anë të një komunikate se me kërkesë të ndërmarrjes regjionale “Hidro-Drini” në Pejë, janë marrë mostra të ujit të pijes në disa fshatra të Deçanit. Kjo është bërë pas shqetësimeve të ngritura për turbullim të ujit si pasojë e të reshurave.

MSH bën të ditur se nuk ka vend për shqetësim dhe se nesër e pasnesër do të jenë të gatshme analizat bakteriologjike të mostrave

Kjo është komunikata e plotë:

Informatë

Sot, Ministria e Shëndetësisë është njoftuar nga IKShPK se, me kërkesë të ndërmarrjes regjionale “Hidro-Drini” (ujësjellësi) në Pejë, janë marrë mostra të ujit të pijes nga disa fshatra të Deçanit, nisur nga shqetësimi se uji është turbulluar si pasojë e të reshurave. Janë bërë analizat fiziko-kimike, nesër dhe pasnesër do t’i kemi edhe analizat bakteriologjike të këtyre mostrave.

Në koordinim me ministrin e pushtetit lokal – z. Elbert Krasniqi, Zëvendësministrja Dafina Gexha Bunjaku ka komunikuar me kryetarin e komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, për t’u informuar për nga më afër.

Gjithashtu, MSh është në kontakt të vazhdueshëm edhe me IKShPK edhe me Zyrën rajonale të IKShPK në Pejë dhe me Ministrinë e Ekonomisë – dikasterin përkatës qeveritar, që i mbulon ndërmarrjet e ujësjellësëve.

Nuk ka vend për shqetësim, MSh është në komunikim të vazhdueshëm me instancat përkatëse. Nesër, bashkë me përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, zyrtarë të MSh-së  do të jenë në Pejë, tek qendra  rajonale e IKShPK-së dhe në Deçan, ku do të takohet me strukturat e pushtetit lokal dhe drejtues tëv QKMF-së atje.

Shpërndaje në: