Shqetësuese: Rreth 12 mijë nxënës më pak kanë vazhduar vitin shkollor 2021-2022

Shqetësuese: Rreth 12 mijë nxënës më pak kanë vazhduar vitin shkollor 2021-2022

Kryesuesi i Kolegjiumit për Arsim të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Samir Shahini, në Sytë 7 në Klan Kosova ka thënë se rreth 12 mijë nxënës më pak kanë vijuar vitin shkollor 2021-2022, për dallim nga viti paraprak shkollor.

Kjo sipas tij për shkak të ikjeve, e po ashtu edhe për rënie të lindjeve.

Ndërsa sfidë për sistemin parauniversitar, sipas Shahinit mbetet zbatimi i kontratës kolektive në komuna për çka tha se as Ministria e Arsimit nuk u ka ofruar përkrahje komunave.

E për grevat nga mësimdhënësit të prirë nga Sindikata e Arsimit, Shahini ka thënë se si drejtoritë komunale të arsimit në gjithë Kosovën, besojnë se mësimdhënësit duhet të trajtohen më dinjitetshëm, por nuk përkrahin grevat si shprehje e pakënaqësive të tyre. Kjo, pasi sipas kryesuesit të Kolegjiumit për Arsim, njëherësh drejtor i Arsimit në Fushë Kosovë, edhe ashtu ka pas shumë mungesa e pauza në procesin e arsimit gjatë këtyre dy viteve të fundit.

Shpërndaje në: