Shqetësuese: Shkencëtarët gjejnë një virus të ri në Kinë me potencialin për t’u bërë pandemi

Shqetësuese: Shkencëtarët gjejnë një virus të ri në Kinë me potencialin për t’u bërë pandemi

Një grip i ri me potencialin për t’u bërë pandemi është identifikuar në Kinë nga shkencëtarët.

Ai u zbulua së fundi se po mbahej nga derrat, por që mund të infektonte edhe njerëzit, thonë ata.

Hulumtuesit janë të shqetësuar se ai mund të zhvillohet më tej në mënyrë që të shpërndahet nga personi në person, dhe të nxis kështu një shpërthim global, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Megjithëse nuk është një problem i menjëhershëm, thonë ata, i ka të gjitha “shenjat” i të qenit i adaptueshëm për të infektuar njerëzit dhe duhet një monitorim i afërt.

Meqë është i ri, njerëzit mund të kenë pak apo aspak imunitet ndaj virusit.

Shkencëtarët kanë shkruar në revistën shkencore “Proceedings of the National Academy of Sciences” që masat për ta kontrolluar virusin te derrat, dhe për ta monitoruar në punëtorët e kësaj industrie, duhej të merreshin menjëherë. /Periskopi

Shpërndaje në: