Shqipëri-Kosovë: Gratë luftojnë në kualifikuesen e Botërorit, ndeshja përfundon me këtë rezultat

Shqipëri-Kosovë: Gratë luftojnë në kualifikuesen e Botërorit, ndeshja përfundon me këtë rezultat

Shqipëria ka pritur Kosovën në ‘Elbasan Arena’ në konkurrencën e grave, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës në Grupin F.

Gratë nga Shqipëria kaluan në epërsi në minutën e 43-të, falë një penalltie të konvertuar nga Megi Doci, shkruan Periskopi.

Mirëpo, kosovaret luftuan fuqishëm dhe shënuan eventualisht në minutën e 71-të për ta barazuar rezultatin përmes Valentina Limanit.

Gola të tjerë më nuk pati dhe të dy Kombëtaret fituan nga një pikë, në një grup ku bëjnë pjesë edhe Norvegjia, Belgjika, Polonia dhe Armenia.

Pas xhiros së parë, kështu qëndrojnë gjërat në këtë grup, teksa një përballje ende nuk është luajtur. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: