Shqipëria dhe Kazakistani heqin vizat

Shqipëria dhe Kazakistani heqin vizat

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Tileuberdi Mukhtar.

Xhaçka dhe Mukhtar nënshkruan në Nju Jork marrëveshjen për heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Kazakistanit.

Ministrja u shpreh se kjo marrëveshje do të kontribuojë në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe në lirinë e lëvizjes.

Në kryeqytetin kazak Astana, ka një prani të konsiderueshme shqiptarësh, prej rreth 300-400 personash. Në Kazakistan punojnë nga 3-4 mijë shqiptarë në vit, shkruan tvklan, transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në: