Shqipëria dhuron 1 milion euro për Ukrainën

Shqipëria dhuron 1 milion euro për Ukrainën

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Konferencën e Donatorëve që po zhvillohet për Ukrainën. Kreu i qeverisë ka njoftuar se Shqipëria do të kontribuojë me 1 milionë Euro për Ukrainën.

Ai theksoi se kjo shumë nuk do të ndryshojë fatin e luftës apo rindërtimit, por Shqipëria do të bëjë deri në fund më të mirën për popullin ukrainas.

“Shqipëria do të kontribuojë me 1 mln Euro. E kuptoj që kjo nuk do të ndryshojë fatin e luftës, apo të rindërtimit, por jemi të nderuar që jemi këtu dhe jam shumë falenderues ndaj kryeministrave të Polonisë dhe Suedisë që na bënë pjesë të saj. Deri në fund do të bëjmë më të mirën drejt miqve dhe popullit ukrainas”, u shpreh ndër të tjera Rama.

Shpërndaje në: