Shqipëria e kishte lënë të papunë trajnerin e Kosovës në vitin 2014

Shqipëria e kishte lënë të papunë trajnerin e Kosovës në vitin 2014

Challandes ka drejtuar një mori ekipesh në Zvicër, përfshirë ekipet e mëdha si Thun, Young Boys, Neuchatel Xamax, Zurich e Sion. Po ashtu, ai ka qenë edhe kampion i Zvicrës në vitin 2009 me ekipin e Zurichut dhe e ka fituar kupën e këtij vendi me Sionin.

Por, episodi më i ndritshëm i tij është padyshim Kosova, me të cilën ia doli të mbeste 15 ndeshje pa humbje, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, Challandes ka qenë trajner edhe i një kombëtareje tjetër në të kaluarën e tij. Ai ishte emëruar trajner i Armenisë në shkurtin e vitit 2014 me një kontratë dy vjeçare dhe në grup e kishte pasur edhe Shqipërinë, Serbinë, Portugalinë dhe Danimarkën.

Me armenët, Challandes kishte udhëhequr në nëntë ndeshje duke e realizuar vetëm një fitore e një barazim dhe shtatë humbje.

Por, humbja e cila e kishte çuar drejt shkarkimit trajnerin e Kosovës në vitin 2015 kishte qenë ajo kundër Shqipërisë me rezultat 2-1 në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë.

Që nga drejtimi i Armenisë, Challandes kishte mbetur pa punë dhe pa mundësi pune në zanatin e tij si kryetrajner futbolli. Madje, ai u mor nga ekipi i Baselit në detyrën e agjentit të talenteve, e që ishte shumë poshtëruese për një ish trajner.

E veçanta e z.Challandes është se derisa punon te Kosova, ai njëkohshëm punon edhe te Baseli si agjent dhe ka kryer punën më të madhe në transferimin e Edon Zhegrovës nga Genku te nënkampioni i Zvicrës në vitin 2019. /Periskopi

Shpërndaje në: