Shqipëria konfirmon tërheqjen nga Kampionati Botëror i Boksit, nëse Serbia nuk e lejon Kosovën

Shqipëria konfirmon tërheqjen nga Kampionati Botëror i Boksit, nëse Serbia nuk e lejon Kosovën

Sot në mëngjes ekipi i boksit së Kosovës nuk u lejua të hyjë në Serbi për arsye të simboleve kombëtare të ndodhura në uniformat e tyre dhe kështu nga ana serbe iuështë kërkuar t’i hiqnin.

Normalisht Kosova nuk e pranoi diçka të tillë dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli , njoftoi se ka kontaktuar me AIBA-n, me të cilët kanë rënë dakort të marrin pjesë vetëm me simbolet e shtetit kosovar. Ndërkohë që presin përgjigje nga AIBA, Federata e Boksit të Shqipërisë i ka dalë në krah Kosovës duke deklaruar se nëse Kosova nuk merr pjesë, as ata nuk do të marrin.

Tranjeri i ekipit të boksit të Kosoves, Besim Brahimi ka falenderuar tranjerin e Shqipërisë, Zef Gjonin.

Postimi i Besim Brahimit:

Të lumt Prof Zef Gjoni nëse Kosovën Serbia nuk e lejon me marrë pjesë në Botëror edhe Shqipëria nuk do të marrë pjesë do ti tërhjek boksiert e vetë, respekt Prof.

Shpërndaje në: