Shqipëria me tre sulmues kundër Kombëtares më të dobët në botë: Formacionet zyrtare

Shqipëria me tre sulmues kundër Kombëtares më të dobët në botë: Formacionet zyrtare

Shqipëria pritet të fitojë sonte kundër Kombëtares më të dobët në botë, San Marinos.

Pas fitores në minutat e fundit të Shqipërisë kundër Hungarisë me golin e Armando Brojës, Shqipëria do të luajë kundër San Marinos.

Edi Reja nga fillimi i ndeshjes sot ka menduar që të fillojë me një formacion me sulmues.

Për dallim nga ndeshja me Hungarinë ku në portë startoi Berisha sonte nga minuta e parë starton Strakosha.

Treshja mbrojtëse e Shqipërisë përbëhet nga: Mihaj, Kumbulla dhe Xhimshiti.

Në mesfushë janë: Hysaj (kapiten), Bajrami, Bare dhe Trashi derisa në treshen sulmuese janë: Laçi, Uzuni dhe Manaj.

Ndërkohë San Marino ka startuar me formacion, 5-4-1.

Kujtojmë se Shqipëria është në vendin e tretë me 9 pikë, një më pak se Polonia në vendin e dytë dhe gjashtë më pak se Anglia në vendin e parë.

Formacionet zyrtare:

 

 

Shpërndaje në: