Shqipëria pret ndihmë nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut për energjinë

Shqipëria pret ndihmë nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut për energjinë

Ben Andoni në Shipëri, njohës i çështjeve të energjisë, ka thënë se në Shqipëri ende nuk ka filluar diskutimi për krizën energjetike dhe se kryeministri shqiptar Edi Rama, është duke pritur ndihmë nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut për energjinë.

“Në Shqipëri ende nuk ka filluar tamam diskutimi për krizën e energjisë, në çfarë kuptohet qeveria e Ramës pret shumë që të ketë ndihmë nga pjesa rajonale e ndihmës, besoj nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut, dhe kjo besoj se do t’i shërbejë në një farë mënyre direkt edhe Kosovës”, ka thënë Andoni në Edicioni Special në Klan Kosova.

Andoni madje tha se Rama edhe për krizën me drithërat bëri marrëveshje me Serbinë.

“Më duket të paktën, sepse edhe në rastin e parë kur u fol për krizën e drithërave, zoti Rama u mundua ta bllokojë këtë lloj perceptimi në publik, apo të paktën pjesën e panikut të njerëzve, me një lloj marrëveshjeje direkte me palën serbe dhe ju e patë që Vuçiq pati një reagim për këtë, më duket se e njëjta gjë po ndodh edhe me energjinë, besoj se Shqipëria ka për ta zgjidhur nëpërmes pjesës rajonale, megjithatë zoti Rama e ka bërë të qartë për publikun shqiptar që dimri do të jetë shumë I vështirë për Shqipërinë por deri tani duket se institucionet nuk është se po marrin masa ose po e sensibilizojnë publikun për situatën”, ka shtuar ai.

Shpërndaje në: