Shqipëria pritet me fishkëllima në garën e boksit në Beograd

Shqipëria pritet me fishkëllima në garën e boksit në Beograd

Kampionati Botëror i Boksit u hap zyrtarisht të dielën, më 24 tetor, në Beograd.

Kosova përfundimisht nuk merr pjesë në këtë organizim, për shkak moslejimit të autoriteteve serbe që sportistët të hyjnë në teritorin e Serbisë me simbole shtetërore.

Megjithatë, edhe pse Federata e Boksit të Shqipërisë, ka paralajmëruar se do të tërhiqet nga gara për shkak të Kosovës, kjo gjë nuk ka ndodhur, si pasojë e presioneve që ka bërë Qeveria e Shqipërise dhe Federata Ndërkombëtare e Boksit (AIBA).

‘Na është thënë se në rast të mospjesëmarrjes do të sanksionohemi me dhjetë vjet mospjesëmarrje në çdo aktivitet tjetër ndërkombëtar të AIBA-s’, tha për Radion Evropa e Lirë, kapiteni i ekipit të Federatës së Boksit të Shqipërisë, Nelson Hysa.

Ai shtoi se gjatë hapjes zyrtare të Kampionatit, momenti i parakalimit të sportistëve nga Shqipëria me flamurin shtetëror, është përcjellë me fishkëllima dhe gjuajtje me gjësende të ndryshme.

‘Normalisht, këtu(Beograd) jemi pa dëshirën tonë, kemi presion të vazhdueshëm. Kur dola me flamur të Shqipërisë, kishte brohoritje, fishkëllime, gjuajtje. Mbrëmë në hotel ka qëndruar Policia e Serbisë për shkak të sigurisë sonë’, tha Hysa.

Shpërndaje në: