Shqipëria vetëm barazim ndaj Islandës

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar ndeshja e Ligës B të Kombeve mes Shqipërisë dhe Islandës.

Kuqezinjtë nuk arritën të ruajnë avantazhin e pjesës së parë duke barazuar kështu në udhëtim me rezultat 1-1.

Shqipëria shënoi golin e epërisë në minutën e 30’të të takimit me anë të Taulant Seferit me të cilin rezultat u përmbyllë pjesa e parë.

Islanda reagoi shpejt në pjesën e dytë duke shënuar golin e barazimit në minutën e 49’të të takimit me anë të Thorsteinsson.

Pavarësisht rasteve të krijuara asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënoj golin e fitores.