Shqipëria vs Kosova: Magazina e njohur tregon se cila është më e fortë (Foto)

Shqipëria vs Kosova: Magazina e njohur tregon se cila është më e fortë (Foto)

Kombëtarja e Kosovës në futboll bëri një paraqitje dinjitoze mbrëmë ndaj Kombëtares së Anglisë edhe pse humbi me rezultat 5-3. Ndërkohë që në të njëjtin orar luajti edhe Shqipëria, e cila e mposhti 4-2 Islandën, edhe pse nuk ka asnjë gjasë për kualifikim. Periskopi iu sjell një artikull në lidhje me vlerën e këtyre kombëtareve në tregun e transferimeve.

Është gjithnjë e zorshme të bësh matjen e vlerës reale në treg të lojtarëve profesionistë. Kjo sepse ajo ndryshon nga performanca në performancë e një filan lojtarit. Megjithatë, sajti i specializuar për këtë punë, Transfermarkt, e bën një gjë të tillë dhe në mënyrë reale analizon çdo ngritje apo ulje në çmim.

Nga dy kombëtaret fqinje, Transfermarkt në grumbullimin e fundit e vlerëson Shqipërinë si më të shtrenjtë, dhe e cila peshon hiç më pak se 71.45 milionë. Ndërkohë që Kosova ka vlerën e 41.58 milionëve.

Megjithatë, vlen të theksohet që te Shqipëria nuk ka ndonjë mungesë të madhe, ndërkohë që te Kosova nuk janë të përfshirë pesë lojtarë të formacionit startues, përfshirë Rashicën dhe Zenelin që peshojnë 26 milionë euro, 20 i pari dhe 6 i dyti respektivisht.

Te ekipi i Shqipërisë vlerën ekipore e ngrisin dy lojtarë: Është kapiteni Hysaj me 23 milionë dhe portieri i Lazios Thomas Strakosha me 20.

Te ekipi i Kosovës, më i shtrenjti pas mungesës së Rashicës, është Valon Berisha me 7 milionë.

Sidoqoftë, marrë parasysh vlerën e dikurshme të Kosovës [19 milionë] mund të thuhet që ngritja është rapide dhe aktualisht kombëtarja jonë është më e fortë se ajo e Shqipërisë. /Periskopi

Shpërndaje në: