Shqipëria zemërgjerë: Me një aplikim, çdo kosovar mund të marrë leje 5-vjeçare qëndrimi në Shqipëri

Të gjithë shtetasit e Kosovës do të mundë të marrin lejen pesëvjeçare të qëndrimit në Shqipëri vetëm me një aplikim të thjeshtë.

Lajmin e dha ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Blendi Çuçi, pas mbledhjes së Qeverisë shqiptare. Sipas tij, Qeveria ka miratuar sot marrëveshjen, e cila do të nënshkruhet të premten mes dy vendeve.

“Sot, miratuam një nga marrëveshjet që do të nënshkruajmë të premten mes Shqipërisë dhe Kosovës, që ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve respektivë. Është lajm i mirë për shtetasit e Kosovës që do të marrin thjesht me një aplikim lejen e qëndrimit për 5 vjet në Shqipëri dhe brenda saj edhe leja e punës. Është lajm i mirë edhe për shqiptarët që jetojnë në Kosovë që do të marrin leje qëndrimi me procedura të thjeshtuara. Është në vazhdën e disa marrëveshjeve që do të nënshkruajmë brenda sektorëve që përfshin Ministria e Brendshme”, u shpreh ai, raporton “Klan TV”.

I pyetur në lidhje me marrëveshjen me Britaninë dhe mundësinë e ndërtimit të një kampi refugjatësh në Shqipëri, ai mohoi një gjë të tillë.

“Nuk do të ketë kampe refugjatësh për interesa të vendeve të tjera në Shqipëri, është thënë qartë nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ministri i Drejtësisë, si dhe është thënë qartë edhe nga ministri i Brendshëm. Ai është një përcaktim që edhe kur kalojnë transit nuk do të qëndrojnë në Shqipëri, por janë të detyruar vendet e origjinës të përgjigjen për ata emigrantë dhe azilkërkues. Është e kundërta e asaj që thuhet në media”, theksoi Bledi Çuçi, ministër i Brendshëm i Shqipërisë.

Shpërndaje në: