Shqiponja turpërohet në Çeki
Skuadra çeke Sokol Poruba ka qenë bindshëm më e mirë se gjakovaret, duke shënuar fitore me shifrat 51:18 (27:8).
Vendëset që nga fillimi ishin më të mira dhe fitorja e tyre ishte e sigurt.
Pjesën e parë ato e përfunduan me epërsi prej 27:8, ndërsa deri në fund epërsia u shtua në 31 gola (51:18) që tregon për dallimin e madh në cilësi.
Maria Revajova ishte më efikasja me 11 gola, ndërsa Belma Beba me 6 gola u dallua te Shqiponja.
Ndeshja e kthimit zhvillohet më 11 shkurt./Zëri/



