‘Shqiptarë me snajperë, serbët fjetën në kufi’ – Si po e pasqyrojnë mediat serbe situatën në veriun e Kosovës

‘Shqiptarë me snajperë, serbët fjetën në kufi’ – Si po e pasqyrojnë mediat serbe situatën në veriun e Kosovës

Mediat serbe po raportojnë për ‘tensione në Kosovë’ pas aksionit të Njësisë Speciale në veri.

B92 serb, shkruan se në Jarine, Bërnjak dhe Merdare, po ‘vazhdon implementimi i masave të Prishtinës për vendosjen e targave të përkohshme për veturat që hyjnë në territorin kosovar’.

“Vendimi i Prishtinës për reciprocitet ka shkaktuar pakënaqësi te serbët e Kosovës (dhe Metohisë siç i referohet Republikës së Kosovës ky médium serb), duke bërë që shumë serbë të kalojnë natën në kufi. Përfaqësuesit e Listës Serbe, ishin gjithë natën me ta”, vazhdon B92, përkthen Periskopi.

Ndërkohë mediumi tjetër serb, Vecernje Novosti, raporton se si ’20 automjete të njësisë Speciale ROSU’ janë vendosur në pikat kufitare të Jarinës dhe Bërnjakut’.

“Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, iu drejtua kombit të hënën për paralajmërimin e vendimeve të vështira për Kosovën”, shkruan V.Novosti përkthen Periskopi.

“Shqiptarët po bëjnë roje me snajperë për të penguar çdo lloj kundërshtimi që mundo të ketë nga serbët”, shkruan Novosti. /Periskopi

 

 

 

 

Shpërndaje në: