Shqiptarët “armiq”: Tabloidet më të lexuara serbe i kishin 945 lajme të rreme nëpër ballina vetëm më 2019

Periskopi.com Lajme

Katër tabloidet me qarkullimin më të madh në Serbi, Informeri, Telegrafi serb [Srpski], Alo dhe Kurir, kanë publikuar të paktën 945 lajme të rreme ose të pabazuara në ballinat e tyre vetëm gjatë vitit 2019, ka shkruar sajti Raskrinkavanje.

Informeri është në krye të listës me 317 rrena të provuara, e ndjekur nga Alo me 259, Srpski Telegraf me 227 dhe Kurir me 142.

Këto gazeta më së shumti kishin gënjyer për opozitën, ndërsa presidenti Aleksandër Vuçiq ishte pozitivisht, bashkë me homologun e tij rus Vladimir Putin, shkruan sajti në fjalë, përkthen Periskopi.

Aty shtohet se, sa i përket lajmeve të huaja, “armiqtë” ishin shqiptarët, liderët kosovarë dhe NATO si zakonisht.

Lajmet rreth “fushatave speciale” kundër Vuçiqit dhe sulmet verbale ndaj tij, pretendimeve të rreme dhe aferave të spiunimit ishin po ashtu temat më të rëndësishme.

Si edhe më herët, tabloidet kishin botuar lajme të pabazuara, e të pamundura për t’u verifikuar apo atribuuar burimeve anonime, duke iu munguar faktet kyçe për kontekstin.

Shpërndaje në: