‘Shqiptarët kurrë s’kanë qenë më mirë’
Në intervistën dhënë gazetës “Zëri”, Minxhozi thotë se shqiptarët duhet të kujdesen t’i heqin kufijtë e ndarjes nga mendja e tyre. Ai thotë se Kosova dhe Shqipëria janë një trung, prandaj nuk e konsideron veten si të huaj në Prishtinë, por si në vendlindjen e tij.
“Nuk kanë qenë ndonjëherë më mirë (shqiptarët)… është koha e bashkimit kombëtar. Shqiptarët po flasin mes vete, shqiptarët po bëjnë projekte, shqiptarët po unifikojnë zërin e tyre si një faktor i rëndësishëm në familjen evropiane”, deklaroi Minxhozi, i cili foli edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, për të cilët tha se kësaj radhe nuk kanë qenë të lejuar të festojnë me dinjitet Festën e Flamurit. Minxhozi ka thënë se ata duhet të bëjnë më shumë për veten, mirëpo edhe të ndihmohen nga Shqipëria e Kosova.



