Shqiptarët në kartelin meksikan, si pastrohen milionat përmes kazinove

Shqiptarët në kartelin meksikan, si pastrohen milionat përmes kazinove

Mediat meksikanë kanë zbardhur skemën me anë të së cilës karteli i Sinaloas pastron para në Shqipëri.

Në krye të saj qëndron Ismael Zambada García, drejtuesi i kartelit meksikan, i njohur si El Mayo.

Sipas mediave të vendit latin, ai është i lidhur me katër vëllezërit shqiptarë; Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa të cilët prej vitesh janë të vendosur në Meksikë, fotografitë e të cilëve janë publikuar.

Ata zotërojnë disa kazino dhe biznese të tjera në fushën e Turizmit.

Në skemën e publikuar, mediat meksikanë sqarojnë se vëllezërit Hysa janë të lidhur me një kazino e cila është e ngritur në Vlorë.

Kjo është hera e parë që grupet shqiptare përmenden nga mediat meksikane si aletë të kartelit të Sinaloas.

Grupi kriminal është vënë në shënjestër nga autoritetet për aktivitetin e parregullt të regjistruar në sektorët e turizmit dhe kazinove në Meksikë dhe Shqipëri.

Sipas burimeve të medias prestigjioze ‘El Unisversal’, katër shqiptarët zotërojnë një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo.

Aty pastrohen miliona dollarë nga krimi i organizuar.

Përveç kësaj, ata investojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri për t’i pastruar ato.

Investime janë të fokusuara në aktivitetet e lojërave të fatit dhe në fushën e turizmit.

Shqiptarët, shkruan media meksikane, në emër të kartelit Sinaloa po transferojnë miliona dollarë në vendin e tyre përmes kompanive që kanë.

Shpërndaje në: