Shqiptari famëkeq, Martin Shkreli lirohet para kohe nga burgu

Shqiptari famëkeq, Martin Shkreli lirohet para kohe nga burgu

Martin Shkreli është liruar nga burgu para kohe, duke e përfunduar me 5 vite burg, në vend të 7, dënimin e tij.

Avokati i 39-vjeçarit, Ben Brafman, tha për “New York Post”: “Jam i lumtur të njoftoj se Martin Shkreli është liruar nga burgu i Allenwood, pasi i plotësoi të gjitha kushtet që lejonin shkurtimin e dënimit të tij”.

Shkreli, ish-kreu i Vyera Pharmaceuticals, u dënua me burgim në vitin 2018 pasi bleu të drejta ekskluzive për ilaçin antiparazitar Daraprim për 55 milionë dollarë në vitin 2015 dhe e rriti çmimin e tij në 750 dollarë për tabletë nga 17,50 dollarë për tabletë.

Kompania gjithashtu bllokoi konkurrentët nga krijimi i versioneve gjenerike.

Praktikat e kompanisë nxitën zemërimin e gjerë të publikut në atë kohë.

Shpërndaje në: