Shqiptari, policisë italiane: Më çoni në burg, s’po mundem ta duroj gruan

Shqiptari, policisë italiane: Më çoni në burg, s’po mundem ta duroj gruan

Një shqiptar nën arrest shtëpiak në Itali ka kërkuar që të futet në burg pasi jeta në shtëpi bashkë me gruan e tij është e padurueshme, deklaruan karabinierët.

30-vjeçari shqiptar, i cili jeton në Guidonia Montecelio pranë Romës, deklaroi se nuk mund ta përballonte më bashkëjetesën e detyruar me gruan e tij, shkruan Euroneës, transmeton Klankosova.tv.

“I acaruar nga kjo situatë, ai ka preferuar të arratiset dhe të paraqitet spontanisht te karabinierët për të kërkuar vuajtjen e dënimit pas grilave”, thuhet në deklaratën e policisë.

“Unë jetoj në shtëpi me gruan dhe familjen. Nuk po shkonte më mirë. Dëgjo, jeta ime në shtëpi është bërë ferr, nuk duroj dot më, dua të shkoj në burg”, kishte deklaruar 30 vjeçari.

Shqiptari u arrestua menjëherë për shkelje të arrestit shtëpiak dhe organet e drejtësisë urdhëruan transferimin e tij në burg.

 

Shpërndaje në: