Shqiptari s’e duron flamurin turk të valvitej, i nervozuar e hedh atë në deti

Shqiptari s’e duron flamurin turk të valvitej, i nervozuar e hedh atë në deti

Një 48-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga nga policia, pasi akuzohet se ka hequr dhe ka flakur një flamur turk.

Ngjarja ka ndodhur në Gjirin e Lalzit një ditë më parë.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Hoqi me forcë nga një vendrojë detare, një flamur të shtetit turk, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës, pas disa orësh kërkime, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Sh. S, 48 vjeç, banues në Mazrek, Tiranë.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë për arsye se ky shtetas, gjatë kohës që ka qenë në plazhin e quajtur ‘Gjiri i Lalzit’, ka hequr me forcë nga një vendrojë detare, një flamur të shtetit turk, të cilin më pas e ka hedhur në mënyrë demonstrative në det.

Ky veprim është filmuar me celular dhe më pas është postuar në rrjetet sociale, nga ky shtetas.

Shërbimet e Policisë e shpallën fillimisht në kërkim shtetasin Sh. S., pasi ishte fshehur pas ngjarjes.

Pas kërkimeve nga Policia u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Sh. S., për veprat penale ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’ dhe ‘Prishja e rendit dhe qetësisë publike’.

Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje në: