Shqiptari tenton ta përdhunojë polaken që njohu në Facebook

Shqiptari tenton ta përdhunojë polaken që njohu në Facebook

Një 30-vjeçar shqiptar në Greqi është arrestuar pasi akuzohet për përdhunimin e një 23-vjeçareje polake. Sipas mediave greke polakja ishte njohur me shqiptarin në Facebook dhe pasi kishin folur me njëri-tjetrin e kishte ftuar në shtëpinë e saj. Por në këtë moment ai ka tentuar ta përdhunojë dhe kur vajza ka rezistuar ai ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe tentoi të arratisej.

Por doreza e derës është thyer dhe shqiptari ka mbetur i bllokuar në banesë dhe është arrestuar, ndërsa vajza është transportuar me autoambulancë në spital. Kjo ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Ampelokipi rreth orës 23:00.

Vajza ka treguar në polici se ajo e kishte ftuar shqiptarin në shtëpinë e saj për të pirë dhe kur po bisedonin papritmas shqiptari i kërkoi të bënin seks. 23-vjeçarja refuzoi dhe më pas ai e ka goditur me shuplakë dhe e ka goditur me grusht në fytyrë dhe trup ndërsa ka tentuar t’i grisë rrobat. Shqiptari me kartë identiteti greke u arrestua ndërsa vajza u dërgua në spital.

Shpërndaje në: