Shqiptari zë vendin e dytë në garën e Austrisë në Formula 3

Shqiptari zë vendin e dytë në garën e Austrisë në Formula 3

Piloti i Formula 3, Lirim Zendeli që është pjesë e ekipit italian Trident nga Milano, sot ka fituar trofeun në Austri.

Sot është mbajtur gara për shpërblimin e madh të Austrisë në shtegun Spielberg, njofton KK.

Zendeli e ka filluar garën nga pozita e gjashtë dhe ka arritur ta përfundojë i dyti që është podiumi i parë për të në Formula 3.

Për shkak të shiut që ka rënë sot në Austri është ndërprerë gara në gjysmë edhe fituesit janë konfirmuar sipas renditjes në shteg ku kanë qenë.

Shpërndaje në: