SHSKUK: Pacientët me virus nga kjo e shtunë të drejtohen në ambulancën e Klinikës Infektive

SHSKUK: Pacientët me virus nga kjo e shtunë të drejtohen në ambulancën e Klinikës Infektive

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se nga nesër pacientët e dyshuar dhe të konfirmuar me virusin korona duhet të drejtohen në ambulancën e Klinikës Infektive.

Përmes një njoftimi për media, ShSKUK ka njoftuar se pacientët post-Covid do të drejtohen në ambulancën e Klinikës së Pulmologjisë.

Njoftimi i plotë:

Pas uljes së numrit të pacientëve të spitalizuar me virus, ambulancat e triazhimit  për pacientët COVID-19, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nga data 25 shtator,  e shtunë, do të transferohen në Klinikën  Infektive.

ShSKUK njofton të gjithë pacientët e dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, se nga kjo e shtunë duhet të drejtohen në ambulancën e  Klinikës Infektive.

Pacientët post-covid, drejtohen në ambulancën e  Klinikës së Pulmologjisë.

Shpërndaje në: