Shtabi i Blerim Rekës brengoset për një gjë

Periskopi.com Lajme

Nga shtabi zgjedhor i kandidatit presidencial, Blerim Reka vlerësuan se zgjedhjet e sotme kanë kaluar në atmosferë korrekte dhe demokratike.

“Përshtypja jonë prej këtyre zgjedhjeve është se kaluan në atmosferë shumë korrekte dhe demokratike me numër shumë të vogël të parregullsive”, tha Ramadan Rexhepi, zëdhënës i shtabit zgjedhor të Rekës.

Sips tij, brengos fakti që është e vogël përqindja e daljes në këto zgjedhje dhe kjo sipas tyre e konfirmon tezën e tyre se 1/4 e popullatës është shpërngulur nga Republika.

I pyetur nëse do të bëjnë thirrje që votuesit e tyre ta mbështesin ndonjërin prej kandidatëve të tjerë nëse kandidati i tyre nuk plasohet në raundin e dytë, Rexhepi tha se do t’i lënë të votojnë për kë duan.

“Votimi është e drejtë demokratike dhe çdo njeri është pronar i votës së tij. Ne nuk do t’u bëjmë thirrje votuesve që ne na mbështetën të votojnë për cilindo prej dy kandidatëve të tjerë”, theksoi Rexhepi.

Shpërndaje në: