Shtabi zgjedhor i AAK-së në Prishtinë për skandalin e vaksinave: Më tepër se krim

Periskopi.com Lajme

Ideja që të klasifikohet sekret blerja e vaksinave është hiç më pak se krim kundër shëndetit qytetar, edhe ashtu i rënduar.

Sulmi mbi media është sulm kundër fjalës së lirë, që tashmë po sulmohet direkt nga ky pushtet.

Qytetarët kanë të drejtë të informohen se si po menaxhohet me taksat e tyre, e aq më tepër rreth blerjes së vaksinës.

Tash e dy javë Kosova u mbyll me një vendim qesharak, ku po nga pushteti vërshuan në Adriatik.

Veturat zyrtare e zyrtarë të lartë të shtetit, në krye me kryeministrin Kurti, në pikun e pandemisë bënin turizëm në Shqipëri.

Kjo është më tepër se krim!

Shtabi Zgjedhor i AAK-së në Prishtinë i përgëzon mediat e guximshme që nuk po i nënshtrohen këtij pushteti.

Shpërndaje në: