Shtatë punëtorë migrantë vdesin nga zjarri në Rusi

Shtatë punëtorë migrantë vdesin nga zjarri në Rusi
Shtatë punëtorë migrantë nga Azia Qendrore kanë humbur jetën nga zjarri në një objekt industrial në Rusi.

Zyrtarët bënë të ditur se zjarri ka përfshirë një fabrikë pllakash në qytetin Kolpino, pranë Shën Petersburgut.

Punëtorët migrantë po ashtu kanë jetuar në këtë lokacion, thanë zyrtarët, shkruan REL.

Kombësia e viktimave nuk është bërë e ditur.

Dega e Komitetit Hetues në Shën Petersburg tha se ka nisur hetimet.

Shpërndaje në: