Shtatë skiatorë goditen nga orteku në Alpe, dy në gjendje të rëndë
Është raportuar se grupi i skiatorëve janë goditur nga orteku në malin Sela Nevea në provincën Udine të Italisë. Ata i kanë mbijetuar temperaturës -20 gradë celsius.
Ekipi i shpëtimit ka deklaruar se të gjithë skiatorët janë qytetarë italianë, raporton Sputnik, transmeton lajmi.net
Ky nuk është incidenti i parë me ortek në Itali në këtë vit.
Me 18 Janar, orteku goditi hotelin ‘’Rigopijano’’ në regjionin Abruzzo në qendër të Italisë, duke i lënë të vdekur 29 njerëz.



