Shtatë vjeçarja nga Aleppo falenderon Ronaldon, ka edhe një kërkesë për të

Por prapa tij qëndron një shtatëvjeçare e cila është ndjerë më se e sigurt dhe më e qetë kur dëgjoi që Ronaldo po dërgon dhe disa ndihma për bashkëmoshatarët e saj.
Është Bana Alabed nga Aleppo, ajo që poashtu tronditi gjithë botën me raportimet e saj për gjendjen në të cilën gjendej ajo dhe gjithë vendasit e saj si pasojë e luftimeve të përgjakshme dhe bombardimeve në Siri.
Por fati deshi dhe ajo shpëtoi. Ajo tashmë gjendet e sigurt në një qytet të Turqisë, pas vendimit që të gjithë banorët e Aleppos, të evakuoheshin, njofton Klan Kosova.
E përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Bana e ka falënderuar Cristiano Ronaldon për ndihmën dhe mesazhin e përzemërt që ka dërguar.
Por sigurisht që Bana del të jetë dhe adhuruese e Cristiano Ronaldos pasi atij i ka kërkuar edhe dresin e tij.
Hi @cristiano thanks for standing with the children of Syria. Can I get your t-shirt? – Bana from Syria pic.twitter.com/a7A10A1uVU
— Bana Alabed (@AlabedBana) December 24, 2016