“Shtek që ua ndjekim tezet e dajtë nëpër RTK s’kemi, s’mundemi“

“Shtek që ua ndjekim tezet e dajtë nëpër RTK s’kemi, s’mundemi“

Komisioni Ad hoc po e shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. Armend Zemaj, nga ky Komision, ka kërkuar që të kihet kujdes me nepotizmin për emrat e kandidatëve që mund të pranohen si anëtare të Bordit të RTK-së.

„Po e kuptoj këtë qasjen tonë të evidentimit sa më të saktë të personavë që vijnë për intervistim. Si të aplikohet për anëtar të Bordit të RTK-së, të gjitha pozicionet janë të paralajmëruara paraprakisht. E dyta, është formulari i deklaratës së vetënominuarit që thotë mes tjerash se  Nuk ka pengesa ligjore për emërimin tim për anëtar të Bordit të RTK-së. Tash me thënë të drejtën, shtek që ua ndjekim na tezet e dajtë nëpër RTK ose ndërmarrje tjera, nuk e di sa mundemi. Ata që mshefin bijnë ndesh me ligjin, besoj se janë të vetëdijshëm, e paskan nënshkru vet këtë pjesë ligjore“, tha Zemaj./Periskopi/

 

Shpërndaje në: