Shtëpi të bombarduara e rrugë të shkatërruara: Rusia i ka shkaktuar dëme 700 miliardë dollarë Ukrainës

Shtëpi të bombarduara e rrugë të shkatërruara: Rusia i ka shkaktuar dëme 700 miliardë dollarë Ukrainës

Pushtimi rus i Ukrainës nuk ka shkaktuar vetëm humbjen e mijërave jetëve, por gjithashtu edhe dëme të tjera enorme. Blick ka publikuar një shkrim mbi kostot e luftës deri më tani, përcjell Periskopi.

Shtëpi të bombarduara, rrugë të shkatërruara, humbje të mëdha të të ardhurave: Pushtimi rus është duke shkaktuar dëme të papara për Ukrainën.

Sigurisht, nuk mund të flitet për shifra të sakta. Megjithatë, Shkolla Ekonomike e Kievit ka llogaritur dëmet e bazuara në raportime dhe në hetimet e saj. Në fillim të qershorit, parashikohej se dëmet mund të silleshin rreth 600 miliardë dollarë, me shkatërrimin e infrastrukturës, siç janë ndërtesat dhe rrugët që kanë shifrën e 104 miliardë dollarëve humbje.

Që atëherë, numrat kanë filluar të rriten. Duket se këto shifra kanë arritur në nivelin e GDP-së së Zvicrës gjatë vitit të kaluar, 742 miliardë dollarë.

Shtëpitë e banuara: 40 miliardë dollarë

Rusët kanë bombarduar së paku 44 milionë kilometra katëror të shtëpive, duke lënë pa shtëpi shumë ukrainas. Këtu përfshihen 227 fabrika, 1123 shkolla, 621 kopshte të fëmijëve, 295 ura dhe 20 qendra tregtare.

Rrugët transportuese: 33.5 miliardë dollarë

Në mënyrë për të penguar furnizimet me armë, forcat ruse kanë shënjestëruar rrugë dhe hekurudha. Deri më tani, 15 mijë kilometra rrugë janë shkatërruar që kapin shifrën e 30 miliardë dollarëve.

Agrikultura: 28 miliardë dollarë

Ukraina konsiderohet shporta e bukës për Evropën, por shumë toka të grurit janë të papunueshme. Rusët gjithashtu kanë shkatërruar ose kanë konfiskuar traktorë dhe mjete të tjera të punës. Vetëm vlera e mallrave të shkatërruara është 4.3 miliardë, kurse nëse llogariten të ardhurat e humbura, humbjet arrijnë deri në 28 miliardë dollarë.

Vetura: 1 miliardë dollarë

Vlerësohet se ukrainasit kanë humbur më shumë se 105 mijë vetura personale. Dëmet nuk llogarisin veturat që nuk janë regjistruar në Ukrainë.

Humbjet ekonomike bartin më së shumti dëme. Flitet për qindra miliarda dollarë. Banka Botërore parashikon se GDP-ja e Ukrainës do të bie për 45% për shkak të kolapsimit të investimeve, zhvendosjes në mas, bllokadën e anijeve dhe dështimit të eksportit. /Periskopi/

Shpërndaje në: