Shtëpia e Bardhë: Biden s’ishte i informuar mbi bastisjen në shtëpinë e Trump

Shtëpia e Bardhë: Biden s’ishte i informuar mbi bastisjen në shtëpinë e Trump

Presidenti i SHBA-së Joe Biden nuk ishte i informuar paraprakisht për bastisjen në shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump në Florida, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se Ministria e Drejtësisë po kryen një hetim të pavarur.

“Presidenti nuk ishte i informuar, ai nuk ishte në dijeni për këtë, as dikush nga Shtëpia e Bardhë nuk dinte për këtë”, u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre.

Trump tha sot se agjentët e FBI-së bastisën pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida dhe se ata thyen kasafortën gjatë kontrollit.

Sipas dy burimeve të njohura me situatën, FBI kontrolloi rezidencën e Trump bazuar në një urdhër si pjesë e një hetimi për heqjen dhe shkatërrimin e mundshëm të paligjshëm të dokumenteve të Shtëpisë së Bardhë pas presidencës së tij, raportoi Guardian.

Shpërndaje në: