Shtëpia e Bardhë lëshon komunikatë për takimin e Kurtit me këshilltarin e Biden

Shtëpia e Bardhë lëshon komunikatë për takimin e Kurtit me këshilltarin e Biden

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme është pritur në takim nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan.

Pas takimit, Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një komunikatë për media ku jepen detaje rreth bisedës mes këshilltarit kryesor të presidentit amerikan, Jake Sullivan, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në komunikatën thuhet se këshilltari për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan është takuar  me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për t’i shprehur mirënjohjen për pritjen e refugjatëve afgan në Kosovë.

“Ata diskutuan gjithashtu stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, me z. Sullivan i cili ka shprehur mbështetjen e SHBA-së për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën për përparim të mëtejshëm në çështjet kyçe të pazgjidhura”, thuhet në komunikatë.

Sullivan gjithashtu ka mirëpritur planet e Kosovës për të kaluar nga varësia nga thëngjilli i linjitit në energji më të pastër dhe për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

Shpërndaje në: