Shtëpia e Bardhë: Presidenti Biden e këqyri Putinin në sy, e i tha do ta shohësh nëse e pushton Ukrainën

Shtëpia e Bardhë: Presidenti Biden e këqyri Putinin në sy, e i tha do ta shohësh nëse e pushton Ukrainën

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar që Presidenti Joe Biden i ka thënë presidentit rus Vladimir Putin në takimin e djeshëm se ShBA-ja ishte e gatshme të lansonte masa të forta ekonomike nëse Rusia e pushton Ukrainën – duke sinjalizuar që këto masa të reja do të përbënin një goditje më të rëndë se sanksionet e vitit 2014 që dështuan të ndalonin Rusinë së okupuari Krimenë.

“Do t’ju shikoj në sy dhe do t’ju them, siç presidenti Biden e këqyri në sy Putinin dhe i tha sot, që gjërat të cilat nuk i bëmë më 2014, jemi të gatshëm t’i bëjmë tash,” u shpreh këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan para gazetarëve pas telefonatës Biden-Putin, raporton CNN, përcjell Periskopi.

Gjatë javëve të kaluara, Rusia ka bërë përgatitje ushtarake për ta pushtuar Ukrainën, i kanë thënë CNN-it dy burime të afërta me inteligjencën amerikane.

Dhe, gjetjet e fundit të inteligjencës ameriakane vlerësojnë që Rusia mund të fillojë ofanzivën ushtarake në Ukrainë për disa muaj pasi ka mbledhur 175 mijë trupa në kufi.

Sullivan ka thënë që administrata ende beson që Putin nuk ka ndarë mendjen se a të lansojë ofanzivën ushtarake kundër Ukrainës.

Shpërndaje në: