Shtetasi i Kubës hyri ilegalisht në Kosovë, dëbohet

Shtetasi i Kubës hyri ilegalisht në Kosovë, dëbohet

Policia ka arrestuar një mashkull me shtetësi të Kubës, pasi që i njëjti kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

Ai është ndaluar në fshatin Novosellë.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në Gjykatë dhe është marrë vendim që të dëbohet”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari është dëbuar pasditen e djeshme nga Pikë Kalimi Kufitar Dheu i Bardhë.

Shpërndaje në: