Shtetasi serb hyri ilegalisht në Kosovë, kapet nga policia

Shtetasi serb hyri ilegalisht në Kosovë, kapet nga policia

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb, i cili u kap pasi kishte kaluar ilegalisht kufirin për të hyrë në Kosovë.

Arrestimi ndodhi në Leposaviq, më konkretisht në fshatin Postenjë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Policia gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin mashkull shtetas i Serbisë,  pasi që i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republika e  Kosovës. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura i është konfiskuar”, njofton Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Shpërndaje në: