Shtetet e Bashkuara me 1 miliard dollarë të tjera për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara me 1 miliard dollarë të tjera për Ukrainën

Administrata Biden pritet të njoftojë për një pako të re me ndihma ushtarake për Ukrainën që kap vlerën 1 miliard dollar, sipas një zyrtari amerikan.

Pakoja pritet të përfshijë dërgimin e howitzerëve shtesë, municion dhe sisteme për mbrojtje detare në mesin e dërgesave të para, shkruan CNN, përcjell Periskopi.

Duke folur në Bruksel, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina “janë duke punuar për të përmbushur kërkesat e Ukrainës për kapacitete të reja, sidomos për nevojën e saj për raketa me rreze të gjatë dhe mbrojtje bregdetare”.

Pakoja pritet të përfshijë armë dhe furnizime që mund të dërgohen shpejtë nga rezervat ekzistuese amerikane si dhe lëshimin e kontratave të reja për periudha afat-gjatë për furnizime për Ukrainën. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: