Shtetet e Bashkuara të Amerikës bllokojnë importin e arit rus

Shtetet e Bashkuara të Amerikës bllokojnë importin e arit rus

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot kanë ndaluar importin e arit të ri rus dhe ka vendosur sanksione ndaj 100 shënjestrave, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

Thesari i Shtetit tha në një njoftim se ka vendosur sanksione ndaj 70 entiteteve, shumë prej të cilave thuhet se janë kyqe për bazën e industrisë mbrojtëse të Rusisë, si dhe ndaj 29 njerëzve në përpjekje për të penguar aftësinë për të zhvilluar dhe vendosur armë dhe teknologji për përdorim në pushtimin e Ukrainës.

Sekretarja e Thesarit nga Departamenti i Shtetit, Janet Yellen, tha se: “Shënjestrimi i industrisë mbrojtëse të Rusisë do të zvogëlojë aftësitë e Putin dhe do të pengojë edhe më tutje luftën kundër Ukrainës, e cila tashmë është rrënuar nga morali i dobët, zingjirët e thyer furnizes dhe dështimet logjistike”.

Thesari amerikan tha se këto masa “synojnë dobësimin e aftësisë së Rusisë për të vazhduar sulmet ajrore ndaj Ukrainës”.

Ndalesa do të aplikohet ndaj arit të rafinuar së fundmi, por nuk do të prekë eksportet e më hershme të arit me origjinë ruse.

Duke folur ndaj këtij vendimi, kryeministri britanik, Boris Johnson, tha: “Masat që kemi marrë sot do të godasin drejtpërdrejt oligarkët rusë dhe do të godasin zemrën e makinerisë së luftës së Putin”. /Periskopi/

Shpërndaje në: