Shtetet që e mbështesin më së shumti politikën e ShBA-së, ku renditet Kosova

Periskopi.com Lajme

Sipas një infografike të publikuar nga Radio Evropa e Lirë, Kosovba është mbështetësja më e madhe e politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bazuar në këtë publikim, 62 përqind e kosovarëve e përkrahin udhëheqjen e ShBA’së, derisa në Shqipëri përkrahja është 56 përqind.

Përkrahja në Maqedoninë e Veriut është 38 përqind, në Bosnjë dhe Hercegovinë 28 përqind dhe në Mal të Zi 23 përqind.

Në vendet e Ballkanit Perëndimor, udhëheqja e Shteteve të Bashkuara përkrahet më së paku në Serbi.