”Shteti me taksat tona, në vend të insulinës do të paguajë dëmin që u ka bërë spitaleve private”

”Shteti me taksat tona,  në vend të insulinës do të paguajë dëmin që u ka bërë spitaleve private”

Avokati Kujtim Kërveshi ka thënë se është shumë shqetësuese që shteti i Kosovës shpall akte administrative të një niveli jo profesional.

Kërveshi në “Debat Plus” duke diskutuar për veprimet e prokurorisë  ndaj Spitalit Special ‘Bahçeci’  dhe Klinikës Amerikane – Dr. Behar Kusari ka thënë se gjatë inspektimit janë bërë shumë shkelje.

“Unë shqetësohem si avokat dhe si taksapagues, se nesër këto klinika dhe sidomos ato që kanë investime nga jashtë kanë të drejtën ligjore që Republikën e Kosovës ta vendosin para një tribunali për investitor të huaj dhe pastaj nga taksat tona të varfra, në vend se të blihet insulinë, do të kompensohet dëmi që u është shkaktuar atyre [institucioneve private]”, tha ai.

Avokati i këtyre spitaleve ka thënë se këto institucione shëndetësore nuk kanë vepruar rastësisht, por kanë pasur licencë dhe autorizim për të ushtruar atë aktivitet.

Kërveshi ka thënë se Ligji ka përcaktuar disa dispozita se kush mund të jetë inspektor për të inspektuar këto institucione private shëndetësore.

“Ligji kërkon që inspektorët duhet të jenë mbi nivelin e subjektit që inspekton. Unë nuk njoh që ndonjëri nga inspektorët të ketë pasur këtë nivel… Inspektorati Shëndetësor nuk i ka plotësuar kriteret e kërkuara me ligj… Inspektorët duhet të kenë përvojë së paku pesë vite në fushat relevante”, tha Kërveshi.

 

 

Shpërndaje në: