Shtohen thirrjet për dorëheqje ndaj kryeministrit britanik, Johnson i injoron

Periskopi.com Lajme

Orë vendimtare paraqiten për mbijetesën politike të kryeministrit britanik Boris Johnson, pas dorëheqjes së dy eksponentëve kryesorë. Një grup ministrash të kabinetit të tij, duke përfshirë edhe shefin e grupit parlamentar të konservatorëve, po I kërkojnë kreut të qeverisë që të japë dorëheqjen.

Nadim Zahaui, i emëruar vetëm dje si ministër i Financave, besohet të jetë mes atij grupi, po ashtu edhe ministra të tjerë e zyrtarë të lartë të qeverisë. Me arsyetimin se kanë humbur besimin tek kryeministri, dorëheqjen e kanë dhënë të paktën 34 ministria dhe ndihmës ministra që prej të martës.

Johnson, i cili dëshmoi përballë parlamentarëve britanikë, garantoi se do të vazhdojë të jetë në drejtim të qeverisë, pavarësisht presioneve.

Në këtë situatë ai erdhi pas zemërimit për skandalin e festave në pandemi dhe pas neglizhencës ndaj akuzave kundër ish shefit të grupit parlamentar, Kris Pinçer, për sjellje të pahijshme./A2CNN