Shtohet kori i zërave që thonë se vdekjet nga Covidi s’u raportuan saktë

Shtohet kori i zërave që thonë se vdekjet nga Covidi s’u raportuan saktë

Keqmenaxhimi i pandemisë në Kosovë (me qindra viktima e mijëra të infektuar) ka rritur kritikat në drejtim të ministrit të Shëndetësisë, z.Arben Vitia. Që kur Kosova shënoi numrin më të lartë të viktimave brenda një dite (36 qytetarë të vdekur), kritikat dhe pakënaqësia ndaj institucioneve të Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Shëndetësisë, kanë qenë nga më të ndryshmet. Por ajo që po merr hov ditëve të fundit, është edhe kritika se si ‘janë fshehur shifrat e vdekjeve ditore’.

Ato që spikasin në këtë drejtim, janë kritikat e kryetarëve të komunave. Kryetari i Gjakovës, z.Ardian Gjini, më 29 gusht 2021, ishte i pari që deklaroi se numrat e të vdekurve nga koronavirusi janë fshehur. Gjini nënkuptonte se ka viktima më shumë si pasojë e koronavirusit, por që janë fshehur nga Ministria.

„Poashtu e dinim se rastet e vdekjeve nuk raportohrshin sakte. Numri i vërtetë nuk është raportuar, duke i shtyre raportimet për disa ditë, ndërsa tani kur rastet janë grumbulluar, dalin shifrat në shesh“, deklaroi Gjini në Facebook (mesazhin e plotë të të cilit, mund ta shihni më poshtë).

Ndërkohë, edhe kryetari i Vushtrrisë, z.Xhafer Tahiri, mbrëmë në emisionin e debatit në TV Dukagjini, ka ngritur të njëjtin shqetësim.

“Gjatë verës ka pasur fshehje të rasteve të vdekjeve me Covid. Ka pasë veprime kriminale. Kam tri raste të vdekur me Covid që nuk janë raportuar. I kam me emra, nëse ka prokurori që fillon hetim do t’i jap emrat. Unë njoh në Vushtrri sespe jam kryetar dhe kur çdo ditë merr raporte të vdekjeve, kur e sheh që ka vdekë nga Covid dhe nuk e sheh në listë dhe pret një ditë dy ditë… dhe prapw nuk e sheh”, ka thënë ai.

 

 

Shpërndaje në: