Shtoni hapësirën në shtëpi me 3 lëvizje të thjeshta

Shtoni hapësirën në shtëpi me 3 lëvizje të thjeshta

Janë vetën tri veprime të thjeshta, por shumë të rëndësishme për të shtuar hapësirën në një shtëpi të vogël

Nuk janë gjithmonë metrat katrorë të shtëpisë që të thonë sa e madhe është ajo. Edhe mobiliet që ka ajo brenda dhe mënyra si i vendos ato mund të shtojnë ose zvogëlojnë hapësirën e një apartamenti të vogël. Ja disa këshilla të thjeshta:

Përdor mobilie të vogla dhe transparente

Për hapësirat e vogla, arkitektët dhe projektuesit e shtëpive propozojnë mobilie që nuk zënë shumë vend, si kjo tavolinë kokteji prej xhami në dhomën e ndenjjes. Pasqyrat, ashtu si xhami apo akriliku dhe metali ndihmojnë për të shtuar hapësirën në një kënd ku ajo mungon.

Lëvizi mobiliet nga muret

Vendosja e mobilieve pranë murit është një metodë e vjetër, e cila e kufizon shumë hapësirën në një shtëpi, kështu që puna ndërlikohet në një dhomë pa shumë hapësirë. Në dhomën e ndenjjes, arkitekti i kësaj shtëpie i vendosi mobiliet në mes të dhomës dhe projektoi një ekran përballë divanit, i cili krijon imazhin e një hapësire më të madhe.

Besoji së bardhës

E bardha krijon hapësirë më të madhe. Kjo është e sigurt! Ajo gjithmonë i favorizon hapësirat e vogla. Është ngjyra që hap gjithmonë vend dhe e bën gjithçka të duket më e madhe se ҫ’është.

Shpërndaje në: