Shtyhet bllokimi i llogarive bankare për tatimpaguesit që kanë obligime ndaj ATK

Shtyhet bllokimi i llogarive bankare për tatimpaguesit që kanë obligime ndaj ATK

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka njoftuar se do të shtyhet bllokimi i llogarive bankare për tatimpaguesit që kanë obligime ndaj ATK deri më 30.04.2021.

Lexoni më poshtë njoftimin e plotë të Hotit;

Për të ndihmuar bizneset në tejkalimin e gjendjes së shkaktuar nga pandemia, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që:

  1. Të shtyjë bllokimin e llogarive bankare për tatimpaguesit që kanë obligime ndaj ATK deri më 30.04.2021.
  2. Të shlyejë ndëshkimet për tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore ndaj ATK nëse kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesit deri më 30.06.2021.

E falënderoj Ministren e Financave për propozimin e këtij vendimi dhe kabinetin për mbështetjen e tij.

Shpërndaje në: